10 fakte interesante rreth propolis që do ju bëjnë të kuptoni rëndësinë e tij për organizmin

Mjalti është ndoshta produkti më popullor i bletëve punëtore. E megjithatë arsenali i bletëve përmban një tjetër “armë” të fortë në ndihmë të njerëzimit. Propolis. Propolis nuk duhet ngatërruar me dyllin e bletëve. Ky dyll zakonisht përdoret nga bletët për të rindërtuar hojet pra për projekte më të mëdha, ndërsa propolis përdoret për të rafinuar dhe rregulluar, pra është shkëlqimi i fundit që i jepet hojeve dhe është një substancë e ngjashme me rrëshirën.

Për mijëra vjet me rradhë, njeriu ka marrë propolis nga hojet dhe e ka përdorur në mjekësinë popullore dhe në atë moderne. Studimet kanë treguar që nuk janë vetëm njerëzit ata që ia dinë vlerën propolisit. Kjo lëndë e çmuar jo vetëm që riparon hojet, por edhe shërben si mburojë ndaj sëmundjeve dhe u ofron bletëve një mjedis të shëndetshëm për të jetuar.

Ja 10 fakte interesante rreth propolis që do ju bëjnë të kuptoni rëndësinë e tij për organizmin

1. Mjekët grekë dhe romakë e përdorën propolisin si dizinfektues për gojën.

2. Propolisi u rendit si një ilaç zyrtar në farmakopetë e Londrës në fund të shekullit të 17-të.

3. Në luftën e dytë botërore propolis është përdorur për trajtimin e tuberkulozit për shkak se u vu re që ai përmirësonte shëndetin e mushkërive dhe ndihmonte në rikuperimin e oreksit.

4. Në shtetet e ballkanit propolis është përdorur për plagë, djegie, dhimbje fyti dhe ulçer në stomak.

5. Është lënda që përshpejton shërimin e plagëve më shpejt se çdo medikament.

6. Propolis me origjinë të ndryshme gjeografike ndryshojnë në aktivitetin e tyre biologjik për shkak të kushteve të ndryshme klimaterike dhe florës specifike të rajonit.

7. Propolisi në kombinim me klorheksidinën mund të zvogëlojë potencialet patogjene të një pllake dentare duke penguar aderimin dhe akumulimin e streptokokëve kariogjene në sipërfaqen e dhëmbit.

8. Studimet tregojnë se ekstrakte të propolisit mbrojnë nga dëmtimi i qelizave të mëlçisë.

9. Propolis rrit mbrojtjen antioksiduese kundër toksicitetit të shkaktuar nga zhiva.

10. Rezultatet e studimeve sugjerojnë një efekt të fortë antioksidant të propolisit i cili mund të përmirësojë stresin oksidativ dhe të vonojë shfaqjen e nefropatisë diabetike në diabetin mellitus.

Burimi: NCBI.

Related posts

4 Faktorët kryesor që rrisin tensionin e gjakut

Kura energjike për tretjen dhe stomakun – Uthull molle, kanellë, xhenxhefil

Ky frut ka vlera të mëdha edhe kur e konsumoni të ngrirë!